Tuesday, 30 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 21 Jul 2025 1 min lexim

Jave ‘perveluese’, paralajmeron meteorologu: Keto do te jene ditet me te nxehta

Redaksia 21 July 2025, 16:00 2,183 views
Jave ‘perveluese’, paralajmeron meteorologu: Keto do te jene ditet me te nxehta

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave.

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live”, paralajmëroi se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta dhe kthjellimeve të gjata.

“Kushtet atmosferike gjatë kësaj jave do të vijojnë të jenë të qëndrueshme, me temperatura të larta, sidomos në orët e mesditës.

Sot pritet që termometri të shënojë deri në 39°C, ndërsa të enjten dhe të premten do të arrijë kulmin me vlera maksimale deri në 41°C, veçanërisht në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe zonat më të izoluara të këtyre qarqeve,” deklaroi Osmani.