Sunday, 28 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 25 Sep 2025 1 min lexim

Reshje shiu dhe rënie temperaturash: Ja sa ditë do të zgjasin

Redaksia 25 September 2025, 06:26 4,601 views
Reshje shiu dhe rënie temperaturash: Ja sa ditë do të zgjasin

Pas ditëve me mot të qëndrueshëm, një front i fuqishëm me reshje dhe stuhi që ka prekur Italinë dhe Alpet, po zhvendoset drejt Ballkanit dhe do të arrijë në Shqipëri sonte vonë.

Fillimisht pritet të godasë veriun dhe perëndimin e vendit, më pas do të shtrihet në të gjithë territorin, si edhe në Kosovë e Maqedoni.

📌 Parashikimi pesëditor:

E enjte (sonte/nata): Reshje shiu në zonat perëndimore.

E premte: Reshje më të pakta, kryesisht në lindje.

E shtunë: Rrëbeshe të forta, fillimisht në veri e qendër, më pas në jug.

E diel: Reshje të vazhdueshme, me intensitet mesatar deri të lartë në të gjithë vendin. Temperaturat zbresin deri në 25°C.

E hënë: Reshje të izoluara dhe përmirësim i përkohshëm.

🌡️ Temperaturat do të luhaten nga 32°C sot, në rënie graduale deri në 25°C të dielën.

Fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit do të mbeten në kushte të paqëndrueshme, me reshje të shpeshta.