Sunday, 14 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 1 Oct 2025 1 min lexim

I moshuari bën rrëfimin emocionues: Mbaj me vete numrin e vajzës, që kur të vdes ta njoftojnë

Redaksia 1 October 2025, 10:27 936 views
I moshuari bën rrëfimin emocionues: Mbaj me vete numrin e vajzës, që kur të vdes ta njoftojnë

Në një intervistë për “Dita jonë”, një i moshuar ka rrëfyer me gazetaren Kamila Xhakaj, se mban me vete një letër me emrin e tij dhe numrin e vajzës, që në rast se ndërron jetë në rrugë, njerëzit të kenë mundësi të njoftojnë familjarët për ta marrë.

“Unë kam adresën me vete. Ishalla vdes rrugës. Shihe.

“Hajdar Lila nga Fushë-Kruja. Hajde se kemi gjetur babanë duke numëruar yjet te “Zogu i Zi”

. Se nuk i dihet ku vdes, se kam moshën…”, tha 83-vjeçari, përcjell A2 CNN

Lila tregoi edhe një rast të rëndë që kishte mësuar disa ditë më parë.

“I ka vdekur babai, 3 fëmijë në Itali nuk erdhi asnjëri për ta varrosur”.

“Unë kam tre fëmijë, dy vajza një djalë, dhe më marrin në telefon nga tre herë në ditë. Po nuk iu përgjigja në telefon, vijnë e më marrin”, shtoi ai.