Saturday, 20 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 13 Nov 2022 2 min lexim

Per thembra te buta dhe pa kosto, mund te perdornì soden e bukes: Pasì ta bënì për një javë, pushonì pesë dìtë

Redaksia 13 November 2022, 22:12 2,510 views
Per thembra te buta dhe pa kosto, mund te perdornì soden e bukes: Pasì ta bënì për një javë, pushonì pesë dìtë

Të çarat në thembra bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe lëkura mbrojtëse në këtë pjesë të këmbëve ikën, duke ekspozuar mishin delikat.

Si rezultat kjo pjesë e këmbëve mund të preket nga inf eksioni fungal (myku) dhe ulçerat e këmbës.

Përveç që kanë pamje të keqe, thembrat e çara edhe shkaktojnë dhimbje.

Fatmirësisht, soda e bukës jo vetëm që është efektive për sëmundjet e lëkurës, por është edhe e lirë dhe përdorimi i rregullt ua bën këmbët e buta.

Përbërësit:

– Tri lugë gjelle sodë buke – Katër deri pesë litra ujë

Përgatitja:

Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të nxehtë dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta.

Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë të nxehtë, leni të thahen dhe lyeni me krem apo vazelinë.

Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini dhe për rezultatet më të mira duhet ta përsëritni këtë çdo ditë për një javë!

Pasi ta bëni për një javë, pushoni pesë ditë dhe përsëriteni prapë trajtimin.

Duhet t’i kompletoni tri trajtime të tilla për t’i bërë këmbët mjaftueshëm të buta.