Saturday, 20 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 21 Nov 2022 2 min lexim

Ne pergjìthsì me falìn: Bujar Qamìlìt ì marrìn patenten dhe lejen e qarkullìmìt rruges teksa po shkonte ne emìsìon

Redaksia 21 November 2022, 10:57 660 views
Ne pergjìthsì me falìn: Bujar Qamìlìt ì marrìn patenten dhe lejen e qarkullìmìt rruges teksa po shkonte ne emìsìon

I ftuar sot në “Aldo Morning Show”, këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili ka treguar se ndërsa ishte nisur për në emision i ndodhi një e papritur. Duke qenë se ishte me shpejtësi për të arritur në kohë atë e ndaloi policia dhe pavarësisht se u tha se ishte nisur për në emision e ndaj po nxitonte, i morën lejen e qarkullimit, të cilën do duhet të shkoj ta marrë në polici.

Biseda:

Aldo: Si është puna? Ta shikonit Bujarin pak më përpara ishte pak i mërzitur. O Bujar çfarë ka ndodhur kur erdhe?

Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.

Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.

Bujar Qamili: I thash jam në emision te Klani, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.

Aldo: Si përfundim?

Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.

Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?

Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.