Monday, 22 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 10 Oct 2024 1 min lexim

Ja se ku pritet te kete rrebeshe gjate dites se sotme sipas meteorologes se njohur Tanja Porja

Redaksia 10 October 2024, 07:12 3,220 views
Ja se ku pritet te kete rrebeshe gjate dites se sotme sipas meteorologes se njohur Tanja Porja

Pjesa më e madhe e vendit do të jetë e kthjellët me diell dhe vranësira kalimtare, por nuk përjashtohen as rrebeshet afatshkurta.

Meteorologia e A2 CN, Tanja Porja tha në Dita Jonë ,se rrebeshet do të jenë kryesisht në veri dhe veriperëndim të vendit, dhe më pak në skajin jugor të Shqipërisë.

“Reshjet mbeten prezente në zonat veriore e veriperëndimore dhe në skajet e jugut të Shqipërisë në orët e paradites.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Rrebeshe afatshkurta në veriperëndim dhe shumë pak në skajin verior e verilindje. Reshje të papërfillshme në skajin jugor”.

Sipas meteorologes gjatë ditës së sotme pritet rritje me 3 gradë e temperaturave

“Presim rritje me 3 gradë celsius në mesditë në jugperëndim dhe qendër. Rritje e lehtë e temperaturave në mëngjes, dhe mesditë”.